Haziri: Arsimi në Gjilan me rezultate pozitive

Gjilani

Haziri: Arsimi në Gjilan me rezultate pozitive

Më: 1 prill 2019 Në ora: 19:27
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, deklaroi sot se arsimi si shtylla më e fuqishme e zhvillimit dhe përgatitjes së kuadrove si prioriteti i parë në qeverisjen e tij, ka dhënë rezultate pozitive dhe kjo bazohet në statistikat e suksesit të nxënësve për periudhat e njëjta nëpër vite.

Ai këto komente i bëri me rastin e vlerësimit të gjysmëvjetorit të parë shkollor, ku morën pjesë edhe drejtorët komunalë të Arsimit, Financave dhe Administratës, me ç’rast janë caktuar prioritetet investive sipas planifikimit në sektorin e arsimit, përfshirë trajtimin e kërkesës së SBASHK-ut, duke ofruar koordinim të plotë të Drejtorisë Komunale të Arsimit, në interes te nxënësve dhe mësimdhënësve.

Haziri ka konfirmuar se nga buxheti i shtetit dhe në bashkëpunim të ngushtë edhe me donatorët do të investohet në arsim në mënyrë të vazhdueshme konform prioriteteve dhe planifikimit vjetor.

Ndryshe, në takim është diskutuar edhe për normat, planifikimin e tyre dhe organizimin e mësimdhënies e mësim-nxënies në bazë të kurrikulave dhe bazës ligjore për arsimin fillor dhe të mesëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat