Një vajzë nga Gjilani ka raportuar se ka pranuar 500 euro, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se ankuesja ka pranuar paratë nga një i dyshuar i panjohur.
“Ankuesja femër K-Shqiptare ka raportuar se nga një i dyshuar i panjohur ka pranuar një kartëmonedhë prej 500 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti ka ndodhur më 06.04.2019 dhe po vazhdon të hetohet nga policia.