Gjilani synon zgjidhjen e problemit të ujit të pijshëm për 100 vitet e ardhshëm - Bota Sot
Gjilani synon zgjidhjen e problemit të ujit të pijshëm për 100 vitet e ardhshëm

Gjilani

Gjilani synon zgjidhjen e problemit të ujit të pijshëm për 100 vitet e ardhshëm

Më: 11 prill 2019 Në ora: 12:40
Gjilani synon zgjidhjen e problemit të ujit të pijshëm për 100 vitet e ardhshëm

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me bashkëpunëtorët e tij ka pritur në një takim pune përfaqësuesit e ndërmarrja “Ibër Lepenc”, ku kanë biseduar për mundësinë e përfshirjes së Gjilanit dhe Anamoravës në projektin që parasheh zgjidhjen e problemit të ujit për 100 vjetët e ardhshëm dhe njëkohësisht ndikimin në zhvillimin e sektorit të bujqësisë përmes sistemit të ujitjes.

Haziri ka potencuar rëndësinë e madhe që ka ky projekt për Gjilanin dhe Anamoravën, pasi, siç ka thënë ai, problem për këtë regjion mbetet ende furnizimi me ujë të pijshëm.

“Mundësia e përfshirjes  së Gjilanit dhe Anamoravës në këtë projekt prej afro 500 milionë euro, është një mbështetje jetike që i jepet qytetarëve për 100 vjetët e ardhshme dhe një mundësi e zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit të bujqësisë në këtë regjion. Ky grant nga Banka Botërore dhe i implementuar së bashku me Qeverinë e Kosovës, nuk parasheh implikime buxhetore të Komunave, Gjilan, Viti, Kaçanik, Shtërpcë, Ferizaj, Shtime dhe Lipjan”, tha Haziri.

Ai ka thënë se pas përfundimit të fazës së studimi i fizibilitetit, për mundësinë e përfshirjes së Gjilanit dhe Anamoravës në këtë projekt, pasi që parashihet që gjendja në këtë pjesë të ndryshojë rrënjësisht sa i përket ujit të pijes dhe zhvillimit të këtyre Komunave.

Ndërsa, ekspertja e angazhuar për studimin e fizibilitetit, Karina Zachodni, ka potencuar se vlera e përafërt e projektit parashihet të jetë rreth 500 milionë euro dhe do të mundësojë një jetë më të mirë për qytetarët, por edhe kapacitete të mjaftueshme për ujitjen njëkohësisht.  

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...