Haziri i kënaqur me punën për shëtitoren e dytë të Gjilanit - Bota Sot
Haziri i kënaqur me punën për shëtitoren e dytë të Gjilanit

Gjilani

Haziri i kënaqur me punën për shëtitoren e dytë të Gjilanit

Më: 12 prill 2019 Në ora: 12:33
Pamje nga takimi

“Jam i kënaqur me dinamikën e punimeve dhe tashmë ky vend po merr pamje krejt tjetër. Ky është segmenti i cili e ka zgjidhur problemin kryesor për banorët e lagjeve Deremahallë, Lagjes së Balecit e Dardanisë, pasi nga kundërmimet e kanë pasur jetën e padurueshme. Do të vazhdojmë punën në ndërtimin e shëtitores edhe në drejtim të ‘Livadheve të Akllapit’ dhe në drejtim të lagjes Dardania. Ne do të vazhdojmë logjikën e njëjtë të zbatimit të projektit për mbulimin e shtratit të lumit deri në fund, e që nënkupton edhe ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza, duke i dhënë zgjidhje këtij problemi”, shtoi ai.

Haziri ka paralajmëruar se këtë vit do t’i japin zgjidhje edhe projektit të lumit Stanishorka, sikurse edhe lumit Morava.

“Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim është investitori më i madh, ndërkaq Komuna e Gjilanit së bashku me Qeverinë e Republikës merr pjesë me financa drejtpërdrejtë në këto projekte”, ka përfunduar kreu i Gjilanit. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...