Komiteti për Politikë dhe Financa nuk miratoi propozim vendimin për shpalljen e Bujar Nishanit ish president i Shqipërisë qytetarë nderi i Vitisë

Gjilani

Komiteti për Politikë dhe Financa nuk miratoi propozim vendimin për shpalljen e Bujar Nishanit ish president i Shqipërisë qytetarë nderi i Vitisë

Nga: Aziz Zuka Më: 18 prill 2019 Në ora: 15:46
Pamje nga takimi I KPF-së në Viti

Takimi i  pestë i rregullt i Komitetit për Politikë dhe Financa i Vitisë që është kryesuar nga Naim Pira, kryesues I Kuvendit komunal, ka përfunduar me disa mospajtime nga anëtarët  që përfaqësojnë pozitën dhe opozitën lidhur me disa pika të rendit të punës që ishin  propozuar nga propozuesi  për shqyrtim dhe miratim,

Ndër 12 pikat e propozuara nga për shqyrtim dhe miratim  nuk kanë marrë shumicën e votive për procedim në Kuvend të komunës 7 pika .Ndër to krahas gjashtë pikave që u hoqën nga rendi I ditës dhe nuk morrën shumicën gjatë votimit ishte edhe propozim vendimi për shpalljen qytetarë nderi të komunës së Vitisë të ish presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani.

Gjithashtu votat  e duhura nuk morrën edhe disa iniciativa dhe propozim vendime siç janë: Pasqyrat Financiare të buxhetit Komunal për periudhën janar-mars 2019
Informatë (raport) mbi punën e Komisionit për zgjedhjen e kryetarëve dhe këshillave të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane.
Informatë për Manifestimin Flakadani i Karadakut edicioni XVIII . Informata për KEDS-in.
 

Megjithatë në këtë mbledhje me shumicë votash janë votuar këto pika të cilët pritet të shkojnë për shqyrtim në mbledhjen e radhës së Kuvendnit Komunal të Vitisë:

 

 

 Në fillim të këtij takimi Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira i ka njoftuar anëtarë e këtij komiteti mbi vlerësimin e ligjshmërisë së akteve të nxjerra nga Kuvendi Komunal i Vitisë, nga mbledhja e kaluar. Ai theksoi se të gjitha aktet e nxjerra janë shpallur të ligjshëm nga ana e Departamentit Ligjor i MAPL-së përveç një vendimi që ka të bëjë me caktimin e lokacionit për vendosjen e shtatores kushtuar dëshmorit „Safet Rexhepi“ në fshatin Zhiti.

Ndonëse në këtë mbledhje ishte e paraparë të shqyrtohen 12 pika të rendit të ditës me kërkesën e anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe me votat e shumicës janë larguar nga rendi i ditës këto pika:
Pasqyrat Financiare të buxhetit Komunal për periudhën janar-mars 2019
Informatë (raport) mbi punën e Komisionit për zgjedhjen e kryetarëve dhe këshillave të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane.
Informatë për Manifestimin Flakadani i Karadakut edicioni XVIII 11. Informata për KEDS-in.
Informata për KEDS-in.

Nisma për nxitjen e bashkëpunimit nder komunal me Komunën e Kllokotit në fushën e infrastrukturës rrugore. b) Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit të nismës se kryetarit të Komunës së Vitisë për bashkëpunimin nder komunal me Komunën e Kllokotit në fushën e infrastrukturës rrugore. c) Propozim vendimin për autorizimin e Kryetarit të Komunës së Vitisë për të filluar konsultimet me Komunën e Kllokotit për bashkëpunimin nder komunal me Komunën e Kllokotit në fushën e infrastrukturës rrugore

Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për ndryshim plotësim të vendimit me nr. 01-410/03-129 i datës 28.02.2018 për formimin e komitetit për planifikim rregullim të hapësirave dhe mbrojtjen të mjedisit

Megjithatë në këtë mbledhje me shumicë votash janë votuar këto pika të cilët pritet të shkojnë për shqyrtim në mbledhjen e radhës së Kuvendnit Komunal të Vitisë:

Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për ndryshim plotësim të vendimit me nr.01- 410/03-71 të datës: 08.02.2018, të KKSB.
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shpalljen në diskutim publik për propozimin rregulloren mbi themelimin dhe strukturimi e asamblesë komunale të fëmijëve.
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shpalljen në diskutim publik për propozimin rregulloren për realizimin e të drejtave të fëmijëve përmes sistemit qeverisës komunale Miqësorë për fëmijë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat