Nxënësit e “Thimi Mitko” dhurojnë libra për bibliotekën e shkollës së tyre

Gjilani

Nxënësit e “Thimi Mitko” dhurojnë libra për bibliotekën e shkollës së tyre

Më: 23 prill 2019 Në ora: 15:09
Foto nga takimi

Nxënësit e shkollës “Thimi Mitko” në Gjilan kanë dhuruar libra për bibliotekën e kësaj shkolle me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit, për të krijuar kështu kulturën e leximit, ruajtjes dhe pasurimit në rrafshin e leximit dhe librit në përgjithësi.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vlerësuar lart dhurimin e këtyre librave nga ana e nxënësve, shembull ky i cili tha se duhet të ndiqet edhe nga të gjithë fëmijët e tjerë të Gjilanit.

Ai ka kërkuar më tepër përkushtim në promovimin e vlerës së librit dhe leximit në përgjithësi, që nga mosha e hershme nga niveli fillor e tutje.

Ndërsa, drejtoresha e shkollës “Thimi Mitko”, Sevdije Sadiku,  ka theksuar se nxënësit, përpos sukseseve që kanë, po dëshmohen se janë të përkushtuar për kujdesin ndaj shkollës dhe librave në përgjithësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat