Në Viti institucionet përkatëse mbajtën takim rreth parandalimit të dukurisë së zjarreve fushore

Gjilani

Në Viti institucionet përkatëse mbajtën takim rreth parandalimit të dukurisë së zjarreve fushore

Nga: Aziz Zuka Më: 25 prill 2019 Në ora: 16:29
Pamje nga takimi

Viti, sot, në organizim të institucioneve të kësaj komune, është mbajtur një takim i përbashkët  me përfaqësuesit relevant të sigurisë e ku prezantonin edhe  kryetarët e fshatrave, qytetarë, përfaqësues të policisë së Kosovës, zyrtarë komunal dhe nga Njësiti i Zjarrfikës dhe Shpëtimit.

Në këtë takim u  folu rreth dukurisë së prezencës së rasteve të  zjarreve  fushore  e malore të shkaktuara gjatë këtij viti në territorin e Komunës së Vitisë si dhe u prezantuan disa të dhëna nga kjo dukuri.

Zv. kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Alia në diskutimin e ti  ndër tjerash u  tha se dukuria e zjarreve është fatkeqësisht e përhapur në gjithë vendin, duke potencuar se për këtë institucionet komunale të Vitisë, kjo dukuri është shqetësuese  dhe se këto institucione po vazhdojnë të punojnë në vetëdijesimin e qytetarëve rreth pasojave që sjellë kjo dukuri për vendin, shëndetin dhe natyrën.

E Nexhmedin Jakupi, Drejtor për Shërbime Publike dhe Emergjencë  në fjalën e tij para të pranishmëve ka paraqitur një  statistikë për numrin e rasteve të zjarreve në këtë komunë në periudhën Janar-Prill të këtij viti  si dhe për masat që janë ndërmarrë në parandalimin e tyre.

Ai tutje bërë të ditur  se për këtë periudhë kanë pasur qindra dalje të përgjithshme në fikjen e zjarreve. Jakupi tha se gjatë këtij viti në territorin e komunës së Vitisë, janë regjistruar 160 zjarre fushore e malore nga to 138 zjarre ishin në sipërfaqe të hapura kurse 61 prej tyre ishin zjarre malore.

 

Edhe  Përgjegjës i Sektorit të  pyjeve   në Viti, Kadri Ismajli, tha se zjarret malore kanë qwnw prezentë edhe në këtë komunë, ai  saktësisht përmendi zjarret që janë përhapur në fshatrat: Buzovik, Letnicë, Novosellë si dhe disa fshatra të tjera. Ai bëri me dije se nga këto zjarre janë prekur gjithsej mbi 56 hektar pyje të kësaj komune qoftë private apo publike.

Ndërkaq Afrim Halili, Komandant i Stacionit Policor në Viti, u shpreh se është detyrë e çdo qytetari që të mbrojnë ambientin dhe natyrën. Ai tha se për rastet e zjarrevënieve të qëllimshme janë hapur 9 raste në gjykatë si dhe bëri me dije se ndaj disave janë marrë masa ligjore nga organet kompetente.

Në këtë takim kanë folur edhe përfaqësues të tjerë të institucioneve të ndryshme si Naser Haziri nga Sektori i Emergjencave, Izer Salihu, Inspektor për Zjarre në Viti dhe të tjerë.

Ky takim ka përfunduar me miratimin e  disa rekomandime si: rritja e masave për parandalimin e përhapjes së zjarreve, vetëdijesimi i qytetarëve për pasojat që sjellin zjarret malore, pastrimi i pyjeve dhe hapja e korridoreve që të lehtësohet qasja në pyje për të intervenuar  sa më shpejtë në shuarjen e zjarreve që paraqitën.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat