Lutfi Haziri uron fituesin e të gjithë titujve në Bowling, Nysret Hazirin

Gjilani

Lutfi Haziri uron fituesin e të gjithë titujve në Bowling, Nysret Hazirin

Më: 14 maj 2019 Në ora: 12:37
Lutfi Haziri dhe Nysret Haziri

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim sportistin Nysret Haziri, i cili është fitues i të gjithë titujve në sezonin 2018/2019 në Bowling.

Haziri, pasi e uroi për këto suksese të papara deri sot, tha se e ka bërë krenar Gjilanin, duke shtuar se Komuna është e gatshme ta mbështesë me të gjitha kapacitetet.

Sportisti Nysret Haziri e ka falënderuar kryetarin Haziri për takimin dhe mbështetjen e ofruar, ndërkaq ka pohuar se ky është veç fillimi i sukseseve të tij në Bowling në Kosovë, pasi shpreson që do të korrë suksese edhe në garat ndërkombëtare.

Ndryshe, Nysret Haziri është shpallur kampion i Kosovës në Bowling në sezonin 2018/2019, sikurse që e ka fituar Kupën dhe Super kupën e Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat