Haziri pret në takim një delegacion të Sanxhakut

Gjilani

Haziri pret në takim një delegacion të Sanxhakut

Më: 27 maj 2019 Në ora: 10:48
Pamje nga takimi

Kryetari Haziri, në cilësi të nënkryetarit të LDK-së,  priti sot në Gjilan kryetarin e Partisë së Aksionit Demokratik të Sanxhakut, Sulejman Uglanin, me bashkëpunëtorë.

Një delegacion i gjërë nga Sanxhaku i kryesuar nga Sulajemna Uglanin, në të cilin ishin të përfshirë  përfaqësues të forumit të gruas, atij të rinisë të Partisë së Aksionit Demokratik, por edhe nga  Këshilli Nacional i Boshnjakëve të  Saxhakut, themelues i së cilit është vet Uglanin, ishin mysafir të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Siç bëhet e ditur në njoftim, Haziri pasi i uroi Uglaninit mirëseardhje në Gjilan, e njoftoi për të arriturat e Komunës, regjionit dhe  mbarë Kosovës, me theks të veçantë rolin e komunës së Gjilanit dhe vet atij në ngritjen e bashkëpunimit ndërkufitar me komunat e shteteve fqinje.

Ndërsa, kryetari e Partisë së Aksionit Demokratik të Sanxhakut, Sulejman Uglanin,  e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen, duke e përgëzuar për të arriturat  e Komunës dhe shtetit të Kosovës.

Uglanin njoftoi Haziri për gjendjen e vështirë në të cilën gjendet  rajoni  Sanxhakut të ndarë në mes Serbisë dhe Malit të Zi dhe për iniciativën më të re që ka dalë nga Këshilli Nacional Boshnjak me të cilën kërkohet statusi special për Sanxhakun, i cili do të ketë kushtetutë, parlament, guvernator dhe gjyqësor.

Haziri dhe Uglanin u dakorduan që në të ardhmen t’i kushtohet vëmendje më e madhe bashkëpunimit institucional të Kosovës me Sanxhakun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat