Edhe në Gjilan shënohet Dita Olimpike me fëmijët e pavarësisë së Kosovës

Gjilani

Edhe në Gjilan shënohet Dita Olimpike me fëmijët e pavarësisë së Kosovës

Më: 27 maj 2019 Në ora: 15:40
Në Gjilan shënohet Dita Olimpike

Fëmijët e lindur në vitin e pavarësisë nga shkollat e komunave të regjionit të Gjilanit, ishin ata të cilët me vrapimin e tyre garues, nga kazerma e FSK-së deri në sheshin “Agim Ramadani” e “Idriz Seferi”, kanë shënuar Ditën Olimpike 2019, duke mbushur kështu rrugët kryesore në një distancë të konsiderueshme.

Në hapjen e kësaj ngjarje, drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Shpresa Hajdari, ka thënë se ky aktivitet që është organizuar vite më parë vetëm në Prishtinë, ndërsa në Gjilan kjo është hera e dytë që bartet simbolika e fuqishme në shënimin e Ditës Olimpike 2019.

Në kategorinë e femrave, vendin e parë e ka zënë Elvina Sinani nga shkolla “Mulla Idriz Gjilani”, pastaj në vendin e dytë Oltesa Zeneli, e shkollës “Ramiz Cerrnica” dhe Viola Jahiu, “Mulla Idriz Gjilani” në vendin e tretë.

Ndërsa në kategorinë e djemve vendin e parë e zuri Besir Banushi nga shkolla “Esat Berisha”, në vendin e dytë Rilind Maliqi nga shkolla “Nazim Hikmet” dhe vendin e tretë Rion Emini nga shkolla “Thimi Mitko”, të cilëve u janë ndarë medalje me logon e komitetit olimpik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat