Ky është djaloshi që dy ditë do të jetë kryetar i Gjilanit - Bota Sot
Ky është djaloshi që dy ditë do të jetë kryetar i Gjilanit

Gjilani

Ky është djaloshi që dy ditë do të jetë kryetar i Gjilanit

Më: 31 maj 2019 Në ora: 10:31
Foto

Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ia ka dorëzuar detyrën Olti Suliqit, i cili së bashku me ekipin e tij do ta ushtrojnë këtë funksion për dy ditë.

“Sot është moment i veçantë pasi do të ushtrohet detyra e kryetarit dhe pozitave të tjera nga ana e fëmijëve të zgjedhur për dy ditë në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve. Fëmijët e të gjitha komuniteteve do të  udhëheqin dhjetëra aktivitete sot dhe nesër dhe në fund do të zgjedhim projektin për financim. Urime kryetarit Olti Suliqit, i cili, do ushtrojë detyrën e kryetarit dhe ekipit të tij”, ka thënë Haziri.

Kreu i Gjilanit ka uruar që çdo fëmijë i Kosovës dhe i botës që të gëzojë të drejtat e barabarta, të trajtohen dhe të mbështeten në familje, shkollë dhe komunitet.  

Ushtruesi i detyrës së kryetarit dhe ekipi i tij gjatë ditës do të vizitojnë Policinë e Kosovës, do të vendosin një pano para teatrit të qytetit, do të vizitojnë repartin e Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm, për të përfunduar me vizitën në çerdhen e fëmijëve “Poema”.

Përbërja e fëmijëve që do t’i ushtrojnë detyrat në ekzekutiv është si vijon:

Olti Suliqi - Ushtrues detyre i kryetarit  

Andi Daku - Ushtrues detyre si nënkryetarit të Komunës

Kanina Mehmeti - Ushtrues detyre e  kryesueses së Kuvendit

Melisa Jakupi - Ushtrues detyre e shefit të Kabinetit të Kryetarit

Fjolla Murati - Ushtrues detyre e asistentet së Kryetarit të Komunës

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...