Ditë e ngjeshur me aktivitete e ‘kryetarit’ të ri të Gjilanit - Bota Sot
Ditë e ngjeshur me aktivitete e ‘kryetarit’ të ri të Gjilanit

Gjilani

Ditë e ngjeshur me aktivitete e ‘kryetarit’ të ri të Gjilanit

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 16:21
1 qershor ne Gjilan

Gjatë ditës, Suliqi së bashku me kolegët, kanë vizituar çerdhen “Poema”, ka pritur në zyre fëmijët parashkollorë të shkollës “Thimi Mitko”, për të përfunduar me pjesëmarrjen në Teatri Magjik i Fëmijëve, në premierën dhe shfaqjen më të re për fëmijë "Beli, Blerta dhe balena blu".

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, të premten ia ka dorëzuar detyrën Olti Suliqit i cili e ka ushtruar për dy ditë, ndërkaq ekipi i fëmijëve përbëhej nga të gjitha komunitetet etnike dhe religjionet e ndryshme, që janë rezultat i dialogut ndërfetar dhe ndëretnik që tash e pesë vite kultivohet në Gjilan.

Kryetari Haziri ka vendosur që ta mbështesë të mbështesë projekte që janë propozuar nga fëmijët.

Përbërja e ekipit ‘qeverisës’ ka qenë si vijon:

Olti Suliqi - Ushtrues detyre i kryetarit
Andi Daku - Ushtrues detyre i nënkryetarit të Komunës
Edina Kazazi – Ushtrues detyre i nënkryetarit të Komunës
Kanina Mehmeti - Ushtrues detyre e kryesueses së Kuvendit
Nadja Stanajkovic, zëvendës kryesuese e Kuvendit Komunal
Melisa Jakupi - Ushtrues detyre e shefit të Kabinetit të Kryetarit
Fjolla Murati - Ushtrues detyre e asistentet së Kryetarit të Komunës
Fadil Demorovic, ushtrues detyre e udhëheqësit të Zyrës për Kthim dhe Komunitete

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...