Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri sipas deklarimeve të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion, duket se pasurinë më të madhe e ka nga tokat që kryesisht i ka të trashëguara nga babai. E gjithë kjo pasuri e paluajtshme kap vlerë prej 1 milion e 851 mijë eurosh.
Ai posedon edhe një banesë me vlerën prej 100 mijë eurosh.
Nuk është keq sa i takon edhe posedimit të parave të gatshme, shifra e të cilave është rreth 229 mijë e 353 euro. Ai si kryetar i komunës ka deklaruar pagën që brenda vitit merr 15,512 eurosh, kurse babi i tij brenda muajit merr edhe pensionin nga Fondi Pensional Zviceran me vlerë prej 1,102.50 euro.
Kurse po ashtu gëzon edhe pensionin e pleqërisë në Kosovë prej 90 euro.
Bashkëshortja e tij merr pagë mujore prej 600 euro e cila është pjesë e ansamblit “Shota”.
Lufti Hazir po ashtu në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar veturë Hyunday Matrix me vlerë 3 mijë euro, me pronësi të bashkëshortes së tij.