Gjilani shpërndan 250 shtëpiza për bletarët dhe 40 makina mjelëse për blegtorët - Bota Sot
Gjilani shpërndan 250 shtëpiza për bletarët dhe 40 makina mjelëse për blegtorët

Gjilani

Gjilani shpërndan 250 shtëpiza për bletarët dhe 40 makina mjelëse për blegtorët

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 15:58
Lutfi Haziri

Drejtoria e Bujqësisë në Gjilan ka shpërndarë sot 250 shtëpiza për bletarët dhe 40 makina mjelëse për blegtorët.

Në ceremoninë e shpërndarjes, kryetari Lutfi Haziri tha se për 20 vjet në liri nuk janë përmbushur nevojat e bujqve nga ana e shtetit, po pohoi se kjo është një dhuratë e vogël në vigjilje të 20-vjetorit të çlirimit për familjet bujqësore dhe kryefamiljarët që po e mbajnë jetën gjallë në Gjilan.

“Për njerëzit që e punojnë tokën do të ketë lehtësime, por për njerëzit që nuk e punojnë do të ketë pagesë të tatimit. Për 20-vjetorin e çlirimit të Gjilanit, kjo është një dhuratë e vogël për juve, familjet që merren me bujqësi, të cilët me djersën dhe duart tuaja, vazhdoni ta mbani jetën gjallë. Unë e inkurajoj drejtorin që të vazhdojnë të rrisin subvencionimin në naftë, në mënyrë që ta ulin koston e prodhimit në bujqësi. Do të vazhdojmë ta subvencionojmë edhe bimën e duhanit. Po shkojmë të krijimit të qytetit të gjelbër, jo veç me parqe dhe lule, por edhe me punë dhe me ara të punuara”, tha Haziri.     

Drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, tha se shpërndarja e shtëpizave dhe makinave mjelëse në vigjilje të ditëve të çlirimit, tregon edhe nderimin dhe respektin e punës së bujqve, rezultatet dhe të arriturat.

“I kemi përzgjedhur këto dy projekte, pasi sektori i bletarisë është ai që është zhvilluar në mënyrën më të kënaqshme. Në vitin 2014 i kemi pasur 155 bletarë ose 3074 shoqëri bletësh, sot i numërojnë mbi 300 bletarë ose mbi 9 mijë shoqëri bletësh. Do të vazhdojmë ta mbështesim këtë sektor sepse synojmë t’i bëjmë 15 mijë shoqëri bletësh kur edhe i përmbushim plotësisht nevojat tona. Edhe sektori i blegtorisë është i një rëndësie të veçantë. Me angazhimin e kryetarit, partner të këtij sektori e kemi shkollën e bujqësisë dhe po shpresoj shumë që në vjeshtë të arrijmë edhe një kontingjent të lopëve”, tha Ramadani. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...