Ky qytet në hall me ujin e pijes, shpallet gjendje emergjente - Bota Sot
Ky qytet në hall me ujin e pijes, shpallet gjendje emergjente

Gjilani

Ky qytet në hall me ujin e pijes, shpallet gjendje emergjente

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 19:02
Foto ilustrim

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shpallur sot gjendje emergjente për shfrytëzimin e ujit të pijshëm për shkak të rënies drrastike e niveli i ujit në pendën e Përlepnicës.

“Sot kam shpallur gjendje emergjente për shfrytëzimin e ujit të pijshëm, e cila nënkupton një Task Forcë mes Komunës, Hidromoravës dhe Policisë Kosovës në zbatimin e këtyre detyrave. Ka rënie drrastike të ujit në pendën e Përlepnicës si pasojë e mungesës së reshjeve dhe temperaturave të nxehta”, ka thënë Haziri, në konferencën e jashtëzakonshme për mediat.

Ai tha se ekipet e përbashkëta do të marrin veprime konkrete dhe nuk do të ketë asnjë tolerancë për ata që nuk e respektojnë këtë vendim dhe se gjobat mandatore janë jashtëzakonisht të rënda deri në 300 euro.

“Jemi në koordinim edhe me Qeverinë e Kosovës, përkatësisht Departamentin e Ujërave për ta përballuar sezonin e thatësisë. Apeli im është që kjo gjendje emergjente të respektohet. Nuk lejohet asnjë lloj ujitje me ujë të pijshëm për kopshtet, rrugët, arat bujqësore, autolarjet e të ngjashme. Lutemi që të mos shkojmë në situatë të jashtëzakonshme me masa edhe më ekstreme dhe të arrijmë të përballojmë thatësinë”, tha Haziri.

Drejtori i Kompanisë Regjionale të Ujërave, Muhamet Suliqi, ka njoftuar se niveli i ujit nga 30.3 metra, ka rënë në 16 .7 metra.

“Kemi ardhur në pikën kritike të furnizimit me ujë, pasi niveli nga 30.3 metra, ka rënë në 16 .7 metra. Duhet ta dini se nën 7 metra nuk kemi të drejtë të furnizohemi me ujë për shkak të papastërtive. Jemi mobilizuar dhe kemi filluar me reduktime natën prej orës 23:00 deri në ora 4;00 të mëngjesit. Kërkoj nga konsumatorët që ta përdorin ujin vetëm për nevoja sanitare”, ka deklaruar Suliqi.

Komandanti i Stacionit Policor në Gjilan, major Alban Ramushi, ka konfirmuar se policia do të jetë në mbështetje të inspektorëve në mënyrë të vazhdueshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...