Haziri: Paqja është shkruar me gjakun dëshmorëve, heronjve dhe martirëve - Bota Sot
Haziri: Paqja është shkruar me gjakun dëshmorëve, heronjve dhe martirëve

Gjilani

Haziri: Paqja është shkruar me gjakun dëshmorëve, heronjve dhe martirëve

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 15:20
Lutfi Haziri

Me homazhe tek varrezat e dëshmorëvem institucionet komunale në krye me Lutfi Hazirin, kanë nisur sot shënimin e Ditës së Çlirimit të Gjilanit.

“20 vite më herët, Gjilani është zgjuar me shpresën e realizimit të ëndrrës për liri. I falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar në gjenerata, dekada e shekuj për këtë ditë, por edhe mbështetjen e ushtarëve si Legjioni i Parë Francez që ka hyrë në Gjilan dhe është vendosur në shkollën “Abaz Ajeti” dhe marina amerikane me ushtri që është vendosur në shkollën “Selami Hallaqi”, ka thënë pas homazheve kreu ni Gjilanit, Lutfi Haziri.

Haziri tha se ne të gjallët duher të punojmë që ta ndërojmë paqen dhe jetën me mundësi të barabarta për të gjithë dhe ta duam Republikën ashtu siç e deshën ata që e ndërtuan.

“Më 15 qershor kanë marshuar edhe ushtarët UÇK’së dhe kanë dalë në detyrë të gjithë ata njerëz që kanë koontribuar dhe kanë fiolluar ta rindërtojnë paqen në Gjilan. Lavdia iu shkon familjeve të dëshmorëve që i dhjanë djemtë dhe vajzat e tyre më të mirë për liri. Sakrifica deri në realizimin  e lirisë ka qenë e madhe, e përgjakshme dhe paqja jonë është shkruar me gjakun e tyre. Ne të gjallët duhetr të punojmë që ta ndërojmë paqen, jetën me mundësi të barabarta për të gjithë dhe ta duam Republikën ashtu siç e deshën ata që e ndërtuan”, tha Haziri.

Për nder të Ditës së Çlirimit të Gjilanit, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka nderuar me mirënjohje Post Mortum ish – kryetarët e Gjilanit, Faik Haziri, Milaim Zeqiri, Bejtullah Ismajli e Xhemajl Hyseni.

Gjatë ditës, kreu i Gjilanit ka nderuar me mirënjohje edhe veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nehat Ibrahimi dhe Xhevdet Mehmeti, i cili është kryetar i OVL UÇK’së në Gjilan.

“Sot po i nderojmë figurat dhe autoritetet që kanë dhënë kontribut të veçantë në rritën, zhvillimin dhe prosperitetin për komunën tonë, në këtë rast ish – kryetarët e Gjilanit dhe çlirimtarët,  në kuadër të 20-vjetorit të çlirimit të Gjilanit. Respekt deri në gjunjëzim për krejt ata njerëz që kanë bërë shumë për vendin”, ka deklaruar kryetari Haziri.  

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...