Gjilani inauguron sistemin e adresave

Gjilani

Gjilani inauguron sistemin e adresave

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 14:56
Gjilani inauguron sistemin e adresave

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka inauguruar sot sistemin e adresave, pasi tashmë janë vendosur 19223 tabela emërtuese në rrugë dhe sheshe.

Haziri ka kërkuar nga institucionet publike si, Hidromorava, Ecohigjiena, KEDS etj., që tash e tutje t’i përdorin për faturim adresat e reja.

“Ne jemi bërë me adresa. Nuk i kemi më tri adresa siç ka ndodhur deri tash sepse qytetarët i kanë përdorë të vjetra, disa të pasluftës e disa adresa të ish-strukturave. Me konsensus, Kuvendi Komunal i ka miratuar këto adresa, pa dallim partiak, etnik a grupor. Gabimet teknike dhe gabimet tjera, një Komision i veçantë për shqyrtim të ankesave do të merret dhe do t’i rekomandoj Kuvendit Komunal për përmirësim. Nga 1923 tabela që janë vendosur, ankesa me shkrim janë rreth 50, ndërsa pritet të deponohen mbi 150 ankesa. Ky është investim kapital dhe faleminderit për mbështetjen shtetit të Norvegjisë’, tha Haziri.

Zëvendësministri i Mjedisit, Gjergj Beka, ka përgëzuar komunën e Gjilanit për realizimin e këtij projekti, përmes të cilit tha se do të përfitojnë të gjithë qytetarët.

Ndërsa, Avni Ahmeti, kryeshef ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale e Kosovës, tha se së bashku do ta implementojnë edhe fazën përfundimtare të kompletimit të sistemit të adresave që është vendosja e numrave të shtëpive.

Helge Onsrud nga Autoriteti Norvegjez për Kadastër dhe Hartografi, tha se beson që qytetarët e Gjilanit dhe institucionet lokale do të përfitojnë nga adresat unike në ofrimin e shërbimeve dhe pranimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat