Universiteti i Gjilanit organizon orët për ndihme juridike pa pagesë - Bota Sot
Universiteti i Gjilanit organizon orët për ndihme juridike pa pagesë

Gjilani

Universiteti i Gjilanit organizon orët për ndihme juridike pa pagesë

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 07:19
Universiteti i Gjilanit "Kadri Zeka"

Universiteti ”Kadri Zeka” në Gjilan në bashkëpunim me Oden e Avokatëve të Kosovës dhe aktivitetin e USAID-it Drejtësia Vlen, do të organizojë Orët për Ndihmë Juridike pa Pagesë, ku do të ofrohen shërbime juridike pa pagesë për qytetarët me nevojë.

Në drejtimin e avokatëve të licencuar nga Oda e Avokateve dhe asistencen e studentëve të Klinikës Juridike Penale të Fakultetit Juridik në UKZ, qytetarët do të kenë mundësi qe t’i zgjidhin problemet e tyre ligjore pa pagesë.

Aktivitete ka për qëllim që të promovojë shërbimet pro-bono (pa pagesë) nga ana e avokatëve në Kosovë dhe te mundesohet qasje e barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke përfshirë grupet e margjinalizuara dhe ne pozite të pafavorshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...