Largohet Mustafa, partia ia ruan pozitën - Bota Sot
Largohet Mustafa, partia ia ruan pozitën

Gjilani

Largohet Mustafa, partia ia ruan pozitën

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 20:00
Qemajl Mustafa

Ish-kryetari i Gjilanit thotë se do të vazhdojë të mbetet aktivist i PDK-së.

Qemajl Mustafa pas katër vjetësh arriti më në fund të zgjidhej Kryetar i PDK’së në Gjilan, pozitë që e kishte mbajtur për disa vjet me radhë.

Por, një muaj pasi u zgjodh në këtë pozitë, ish-Kryetari i Gjilanit u detyrua të tërhiqet pasi që ndaj tij po zhvillohet një proces gjyqësor.

Megjithatë, ai thotë se e respekton vendimin e Kryetarit të PDK’së, Kadri Veselit.

Kadri Veseli mori vendim t’i lirojë nga detyra të gjithë zyrtarët që kanë probleme me ligjin.

Megjithatë, ky më shumë duket të jetë një vendim për efekte elektorale.

Qemajl Mustafa thotë se pavarësisht se është tërhequr nga posti i Kryetarit të Degës, nuk do të zgjedhje të reja në Gjilan.

Pra, pozita do t’i thuhet derisa të pastrohet me drejtësinë.

Tutje Mustafa thotë se do të vazhdojë të mbetet aktivist i PDK-së.

E dorëheqjet e fundit brenda kësaj partie, për gazetarin Parim Olluri janë vetëm një taktikë e Veselit për të mbledhur vota.

Gjatë ditës, media ka tentuar të marrë një përgjigje nga ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ndaj të cilit Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë për rastin Pronto.

Por me gjithë tentimet e shumta të televizionit, Grabovci nuk ka qenë i qasshëm.

E përgjigje ndaj pyetjeve të T7 nuk ka kthyer edhe deputeti tjetër i PDK-së, Zenun Pajaziti, i cili është i përfshirë në rastin Pronto.

Mbi ta rëndon akuza për shkeljen e statusit të barabartë të shtetasve të Republikës së Kosovës.

I paqasshëm ka qenë edhe kryetari i PDK-së në Klinë, Sokol Bashota, i cili është dënuar nga Gjykata e Pejës me gjashtë muaj burgim me kusht për deklarim të rremë të pasurisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...