Gjilani ende në gjendje emergjente të ujit të pijshëm edhe pas reshjeve - Bota Sot
Gjilani ende në gjendje emergjente të ujit të pijshëm edhe pas reshjeve

Gjilani

Gjilani ende në gjendje emergjente të ujit të pijshëm edhe pas reshjeve

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 15:16
Takimi i tretë i Task Forcës për menaxhimin e situatës për furnizimin e ujit të pijshëm

Është mbajtur sot takimi i tretë i Task Forcës për menaxhimin e situatës për furnizimin e ujit të pijshëm, në të cilin kanë marrë pjesë kryetari Lutfi Haziri, drejtori i Hidromoravës dhe komandanti i Stacionit Policor, Alban Ramashi, ndërkaq takimit i është bashkuar edhe Baton Begolli nga Këshilli Ndërministror për Menaxhimin e Ujërave dhe Thatësive.

Sipas njoftimit për media kryetari Lutfi Haziri ka thënë se përkundër reshjeve të djeshme, gjenda nuk ka ndyshuar, duke shtuar se janë duke e bërë vlerësimin ditor të ujit dhe të shpenzimeve sepse prurjet janë shumë të vogla.

“Apelojmë që të kursehet uji i pijshëm, të mos ketë ujitje të kopshteve, oborreve nga uji që vjen prej rrjetit të ujësjellësit. Po ashtu, apelojmë që të bëhen pagesat e rregullta të faturave. Më 26 qershor do të organizojmë një takim të madh të përfaqësuesve të institucioneve qëndrore, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje afatgjate për ujin dhe të ketë ujë 24 orë e shtatë ditë”, tha Haziri.

Baton Begolli nga Këshilli Ndërministror për Menaxhimin e Ujërave, tha se janë duke punuar që të gjendet një zgjidhje afatgjate për ujin në Gjilan.

“Situata nuk ëshë duke u përmirësuar, prandaj duhet të bëhen të gjitha masat që i tha kryetari Haziri, të kursimit e evitimit të cfarëdo keqshfrytëzimi të ujërave në përgjithësi. Jemi duke punuar për një zgjidhja afatgjate për Gjilanin që të ketë ujë në vazhdimësi”, theksoi Begolli.

Drejtori i KRU Hidromorava, Muhamet Suliqi, theksoi se pas të reshurave nuk ka ndonjë ndikim pozitiv, duke apeluar tek qytetarët që ta kursejnë ujin e pijshëm dhe të mos kerpërdorin, përndryshe do të pasojnë gjobat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...