Gjilanasit thonë se liqeni i Përlepnicës s’ka qenë kurrë më i thatë - Bota Sot
Gjilanasit thonë se liqeni i Përlepnicës s’ka qenë kurrë më i thatë

Gjilani

Gjilanasit thonë se liqeni i Përlepnicës s’ka qenë kurrë më i thatë

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 20:34
Liqeni i Përlepnicës

Liqenit të Përlepnicës i ka rënë niveli i ujit nga 30 metra në 16, banorët nuk mbajnë mend një thatësi të tillë, raporton T7

Është njëra nga burimet kryesore, nga e cila qytetarët e Gjilanit furnizohen me ujë.

Por penda e Përlepnicës ka pësuar rënie drastike të nivelit të ujit.

E në këtë gjendje pendën e Përlepnicës thotë se nuk e ka parë asnjëherë 71 vjecari nga ky fshat, Shaban Shemsiu.

Ndërkohë, shefi i operativës në Hidromorava thotë se zgjidhje ideale nuk ka, pasi sipas tij kjo nuk varet nga faktori njeri.

E Baton Begolli, këshilltar për politika ujore në këshillin për politika në këshillin ndërministror të ujërave, thotë se Rajoni i Anamoravës është i thatë sa i përket pasurive ujore.

Megjithatë, Begolli thotë se po punohet për një zgjidhje afatgjate.

E inspektorati i Komunës së Gjilanit, në bashkëpunim me KRU Hidromorava dhe në asistim të policisë së shtetit, po vazhdojnë inspektimet në terren, në qytet dhe në fshatra, për të parë nga afër zbatimin e vendimit të kryetarit Lutfi Haziri sa i përket kufizimit të përdorimit të ujit të pijshëm.

Sipas vendimit të Hazirit gjobat ndaj atyre që e keqpërdorin ujin shkojnë deri në 300 euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...