Gjykata Themelore e Gjilanit cakton masën e paraburgimit për dy hajnat që tentuan të vjedhin ‘Western Union’ - Bota Sot
Gjykata Themelore e Gjilanit cakton masën e paraburgimit për dy hajnat që tentuan të vjedhin ‘Western Union’

Gjilani

Gjykata Themelore e Gjilanit cakton masën e paraburgimit për dy hajnat që tentuan të vjedhin ‘Western Union’

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 15:26
Gjykata Themelore e Gjilanit

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurve L. Sh. dhe D. K.

Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 27.06.2019, në ora 00:45 minuta, dy shtetas të Kosovës, një mashkull dhe një femër të nacionalitetit shqiptar, me forcë kanë thyer derën e filiales “Western Union” në rrugën “ Isa Boletini”, në Gjilan.

Me këtë veprime të pandehurit, dyshohet të kenë kryer veprën penale ‘’vjedhje e rëndë”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi që po të i caktohej ndonjë masë alternative të pandehurit mund të i përsëritnin veprën.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.​

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...