Nisma mbetet pa asnjë asamblist në Viti, të vetmin që e pati sot dha dorëheqje

Gjilani

Nisma mbetet pa asnjë asamblist në Viti, të vetmin që e pati sot dha dorëheqje

Nga: A.M. Më: 29 qershor 2019 Në ora: 17:09
Nisma Socialdemokrate e Kosovës

I vetmi asamblist i Nismës Socialdemokrate të Kosovës në Viti ka thënë dorëheqje nga kjo parti.

Këtë e ka bërë të ditur vet Rasim Terziu përmes një postimi në Facebook.

Ai ka treguar arsyen pse po largohet, e cila është  se “dorëheqja e ish ministrit të Tregtisë Bajram Hasani, pa punën dhe mundin e të cilit nuk mund të imagjinohej që NISMA të bëhej pjesë e Kuvendit Komunal të Vitisë”.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Të respektuar votues të mi,

Dua të ju njoftoj prej sot më nuk jam pjesë e NISMA Socialdemokrate. Aktivitetin tim në Kuvendin Komunal të Vitisë, tani e tutje do ta ushtroj i pavarur.

Largimi im nga NISMA po bëhet për shumë arsyje, por arsyeja kryesore është dorëheqja e ish ministrit të Tregtisë Bajram Hasani, pa punën dhe mundin e të cilit nuk mund të imagjinohej që NISMA të bëhej pjesë e Kuvendit Komunal të Vitisë.

Vitia, Gjilani, Kamenica, pra tërë Rajoni i Anamoravës është krenarë më punën dhe përfaqësimin që na e bëri gjatë një viti sa ishte ministër ai. Jemi krenarë që shkuam pas dhe bashkëpunuam me njeriun që nuk pranoi të bëjë kompromis më të keqen.

Ka edhe shumë arsye të tjera pse më nuk do të jem pjesë e NISMA Socialdemokrate. Të qenurit anëtarë i organit më të lartë të komunës së Vitisë për mua është nder dhe privilegj, por në të njëjtën kohë unë kam shumë përgjegjësi para votuesve të mi. Krejt çka ju premtuat për banorët e kësaj pjese të harruar nga investimet duket se është harruar. Moskomunikimi i mirë me qendrën ma pamundëson mua që të arrij objektivat e mia, prandaj e shoh më të arsyeshme që tash e tutje të funksionoj i pavarur.

Kjo nuk është dorëzim apo dobësi, por tregon moral politik e përgjegjësi para votuesve gjë që më bënë të ndjehem mirë.

Ju faleminderit të gjithëve që më mbështetët dhe ma mundësuat që të ju përfaqësoj në Kuvend. Si përfaqësues i pavarur do të vazhdoj të punoj për mirëqenien e qytetarëve të mi!

Me shumë respekt, Rasim Terziqi 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat