Bunjaku-Rexhepi për Forumin e Gruas: Në LDK gratë kanë hapësirë të mjaftueshme - Bota Sot
Bunjaku-Rexhepi për Forumin e Gruas: Në LDK gratë kanë hapësirë të mjaftueshme

Gjilani

Bunjaku-Rexhepi për Forumin e Gruas: Në LDK gratë kanë hapësirë të mjaftueshme

Nga: A.SH Më: 29 qershor 2019 Në ora: 22:12
Valentina Bunjaku Rexhepi

Sot është mbajtur Konventa e Forumit të Gruas së LDK-së, në Gjilan, pjesë e së cilës ishte ehde deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku Rexhepi duke thënë se, finalizuam me sukses këtë proces solemn dhe madhështor.

Ajo falënderoi të gjitha vajzat, gratë, nënat, motrat, bijat e qytetarëve të Gjilanit që u mobilizuan dhe kontribuan me aq shumë energji për zhvillimin e LDK-së.

Postimi në Facebook:

Sot mbajtëm Konventën e Forumit të Gruas së LDK-së - Dega në Gjilan. Pas një angazhimi në degë e nëndegë, finalizuam me sukses këtë proces solemn dhe madhështor. Falënderojmë shumë kryetarin, Lutfi Haziri për përkrahjen e vazhdueshme! Urimet më të përzemërta të gjitha vajzave, grave, nënave, motrave, bijave e qytetareve të Gjilanit që u mobilizuan dhe kontribuan me aq shumë energji për zhvillimin e LDK-së dhe qytetit të Gjilanit në veçanti! Shembulli më i mirë jeni ju dhe është përkrahja ndaj meje, se gratë në LDK kanë hapësirë të mjaftueshme!

Ju lumte FG-LDK dhe zonja nga Gjilani

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...