Ismaili inspekton punimet në rinovimin e Emergjencës në Gjilan: Do të rritet kualiteti i shërbimeve - Bota Sot
Ismaili inspekton punimet në rinovimin e Emergjencës në Gjilan: Do të rritet kualiteti i shërbimeve

Gjilani

Ismaili inspekton punimet në rinovimin e Emergjencës në Gjilan: Do të rritet kualiteti i shërbimeve

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 10:17
Uran Ismaili ka vizituar Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan

Ministri i Shëndetësisë (MSh), Uran Ismaili, ka vizituar Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan, ku ka parë nga afër punimet për rinovimin e Repartit të Emergjencës.

Ismaili tha se dëshiron vetë të jetë i involvuar në mbikëqyrjen e punimeve se si po ecin në këtë spital.“

Këtu ka qenë objekt në gjendje të vështirë dhe shërbimet kanë qenë të tilla për pacientët dhe mjekët, tani do bëhet një renovim i tërësishëm do të sjellë edhe pajisje të reja që do jepen shërbime më të mirë”.

”Vetë erdha ta shoh punën dhe të tregojmë se duam të shohim punët e përfunduara me kohë të moszgjatet me qenë në shërbim të pacientëve dhe më pas do të vazhdojmë me ambulancat specialistike në Gjilan ku besojmë ta rrisim kualitetin e shërbimeve nga ajo që ka qenë do jetë më i mirë për qytetarë dhe personelin shëndetësorë”, tha Ismaili.

Ai tha se shpreson se së shpejti do të vijë për përurimin e objektit të rinovuar.

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Nisret Hajrullahu, u shpreh falënderues ndaj ministrisë për këtë investim që po bëhet në spitalin që e ai e udhëheqë.

“Qëllimi i vizitës së ministrit është me qenë drejtpërdrejtë i informuar se ku ka arritur renovimi i emergjencës që është investim i ministrisë dhe e falënderojmë për këtë vizitë të sotme që dëshiron të jetë i involvuar dhe kryerjen me kohë të investimeve që tani është edhe fluksi më i madh i punës”, tha Hajrullahu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...