Gjilani me kujdes shfrytëzon ujin e pijshëm, reduktimet do të vazhdojnë - Bota Sot
Gjilani me kujdes shfrytëzon ujin e pijshëm, reduktimet do të vazhdojnë

Gjilani

Gjilani me kujdes shfrytëzon ujin e pijshëm, reduktimet do të vazhdojnë

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 13:46
Foto

Është mbajtur sot takimi i radhës i Task Forcës për menaxhimin e thatësisë për furnizimin e ujit të pijshëm, të kryesuar nga nënkryetari, Arbër Ismajli, ku është theksuar mirëkuptimi i gjerë i qytetarëve të Gjilanit për tejkalimin e gjendjes së vështirë të furnizimit me ujë të pijes.

Në emër të task forcës për menaxhimin e thatësisë, Muhamet Suliqi, drejtor i KRU "Hidromorava", ka përshkruar gjendjen e përgjithshme të furnizimit me ujë të pijes.

“Kemi marrë mbështetjen e gjerë institucionale që nga kryetari Haziri dhe te të gjitha institucionet për shfrytëzim të kufizuar të ujit dhe reduktime në bazë të furnizimit. Niveli te Penda e Përlepnicës nga niveli maksimal që është prej 30.30 gjendja në ditën e sotme është 15.84, që ka një rënie të nivelit mbi 50 për qind”, ka njoftuar Suliqi.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se reduktimet janë të domosdoshme dhe për këtë ka falënderuar edhe qytetarët për mirëkuptimin e tyre që bashkërisht dhe me kujdes të shtuar është duke u shfrytëzuar uji.

“Nga penda e Përlepnicës ka reduktime prej orës 21:00 deri në orën 6:00 të mëngjesit, nga burimi “Baja”, ka reduktime prej orës 24:00 deri në orën 6:00 të mëngjesit, kurse nga fabrika e përpunimit të ujit në fshatin Velekincë, jemi duke bërë furnizimin 24 orë. Sot është njoftuar task forca që kompania është e detyruar që të fus në reduktime edhe zonat rurale konkretisht fshatin Përlepnicë, Kmetoc, Shillovë dhe Velekincë, ku reduktimet do të nisin nga ora 11:00 e ditës deri

në orën 15:00”, ka thënë Suliqi.

Për pikat më të larta ku niveli i ujit nuk arrin, janë futur në funksion furnizimi përmes cisternave, për furnizim me ujë.

Ai njëkohësisht ka thënë se janë në pritje të qeverisë së Kosovës për fondin prej mbi 640 mijë euro për  hapjen e 13 puseve që do të ndikonin në rritje të kapaciteteve të furnizimit me ujë në një sasi prej 20 – 40 litra për sekondë.

Ndryshe, Komuna e Gjilanit vazhdimisht ka bërë thirrje qytetarëve të mos keqpërdorin ujin e pijshëm. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...