Vodhën pulat, Prokuroria kërkon një muaj paraburgim - Bota Sot
Vodhën pulat, Prokuroria kërkon një muaj paraburgim

Gjilani

Vodhën pulat, Prokuroria kërkon një muaj paraburgim

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 22:09
Foto ilustrim

Për vjedhjen e 15 pulave dhe dy gjelave, Prokuroria e Gjilanit kërkon një muaj paraburgim.

Vetëm pak pula i kanë mbetur në oborr. Të tjerat që kishe Mentor Rashiti, ia vodhën  hajnat.

Kjo nuk është hera e pare që Mentorit nga Gjilani i ndodhë e njëjta gjë.

Ai për T7 ka treguar edhe si ka ndodhur rasti dhe se Policia kanë qenë te parët që kanë intervenuar.

E më këtë rast janë marrë edhe prokuroria e edhe gjykata.

Madje prokuroria duke e cilësuar rastin si “vjedhje e rëndë” ka kërkuar nga gjykata të shqiptohet edhe masa e paraburgimit prej një muajsh.

Por organi akuzës nuk kishte arritur të bindte gjykatësin procedurës paraprake që të shqiptohet kjo masë.

Gjykata e Gjilanit kanë thënë se në seancën e mbajtur kundër M.R dhe Rr. N nuk ka pranuar kërkesën e prokurorisë.

Gjykata për këtë rast ka urdhëruar Stacionin e Policisë në Gjilan që të lirojë menjëherë të pandehurit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...