Të hënën nis faza e dytë e dezinsektimit në Gjilan, kujdes bletët

Gjilani

Të hënën nis faza e dytë e dezinsektimit në Gjilan, kujdes bletët

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 08:38
Ilustrim

Të hënën nis faza e dytë e dezinsketimit hapësinor në Gjilan, që përfshin qytetin dhe fshatrat përreth.

Dezinsektmi sipas komunës ka për qëllim shfarosjen e mushkonjave dhe insekteve tjera të bezdisshme dhe krijimin e një ambienti sa më të shëndetshëm për qytetarët.

Selami Xhemaili, drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale thotë se qytetarët duhet t`i mbajnë të mbyllura dritaret e shtëpive gjatë kohës sa zgjat dezninsektimi, në mënyrë insektet të mos futen brenda.

Sipas njoftimit të komunës, nga bletarët kërkohet që t`i mbajnë të mbyllura bletët prej orës 20:00 deri në ora 5:00 të mëngjesit, gjatë ditëve sa zgjat dezinsktimi, për të shmangur ndonjë dëm eventual nga preparatet të cilat përdoren për asgjësimin e mushkonjave.

Faza e parë e dezisektimit është kryer gjatë muajit qershor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat