Asfaltohet rruga katër korsi Gjilan – Livoç

Gjilani

Asfaltohet rruga katër korsi Gjilan – Livoç

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 13:16
Gjilan

Komuna e Gjilanit është duke punuar njëkohësisht në realizimin e kontratave që kapin vlerën e miliona eurove në rrafshin e asfaltimeve të rrugëve dhe projekteve të shumta në investimet kapitale, të cilat po e shndërrojnë Gjilanin në qytet model.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se punimet që janë duke u bërë në përmbylljen e projektit të zgjerimit të rrugës Gjilan – Ferizaj, që njëkohësisht edhe do të krijojë lehtësira të mëdha në qarkullimin e automjeteve, po i japin Gjilani një pamje ndryshe nga ajo që kishte.

“Pas asfaltimit do të aktivizohet edhe ndriçimi publik, që kjo rrugë për një kohë shumë të gjatë nuk e kishte. Krahas kësaj rrugë është duke u punuar në mënyrë permanente edhe në rrugën e Kumanovës e cila është në afërsi të saj rruge dhe kyçjet që janë të kontraktuara me rreth-rrotullim në këtë aks rrugor, pranë hyrjes së Spitalit Regjional. Kjo trase e rrugës në formatin katër korsi do të vazhdojë deri te furra Çoçaj dhe kështu do të përmbyllet ky segment i veçantë, për të vazhduar me hyrje daljen në drejtim të Prishtinës”, tha Haziri.

Ai ka njoftuar se Komuna e Gjilanit do të vazhdojë me realizimin e projekteve në infrastrukturë pa e penguar qarkullimin e veturave, ndonëse në këtë fazë ka një rritje të qarkullimit me ardhjen e mërgimtarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat