Hapet panairi “Gratë në biznes dhe artizanate tradicionale”

Gjilani

Hapet panairi “Gratë në biznes dhe artizanate tradicionale”

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 07:41
Panairi “Gratë në biznes dhe artizanate tradicionale” mbahet në sheshin para teatrit në Gjilan

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) organizon sot panairin “Gratë në biznes dhe artizanate tradicionale”.

Në këtë panair do të marrin pjesë rreth 32 biznese dhe shoqata të grave ndërmarrëse nga komunitete të ndryshme të Kosovës.

Panairi “Gratë në biznes dhe artizanate tradicionale” mbahet në sheshin para teatrit në Gjilan dhe fillon në ora 11:00.

Ceremoninë hapjes së panairit do të bëjnë zv.ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Arbëreshë Krasniqi dhe kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat