Në Universitetin e Gjilanit mbahet provimi pranues për studentë

Gjilani

Në Universitetin e Gjilanit mbahet provimi pranues për studentë

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 07:42
Foto ilustrim

Sot në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, mbahet provimi pranues për studentët aplikantë në vitin e parë të studimeve themelore për vitin akademik 2019-2020.

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan në studimet baçelor respektivisht në Fakultetin e Edukimit programi Fillor dhe Parashkollor, Fakultetin Juridik, Fakultetin Ekonomik në programet Banka Financa dhe Kontabilitet,  programin Menaxhment dhe Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, do të regjistrojë  925  studentë të rregullt në studime baçelor.

Nga numri i përgjithshëm i përcaktuar, Universiteti do të regjistrojë deri në 12 %  studentë të rregullt nga komuniteti jo-shumicë.

Po ashtu, në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHT-i, mund të pranohen edhe kandidatët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, 2% e kandidatëve për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç, kurse 1 % e kandidatëve nga Mali i Zi.

Në bazë të kuotave, mund të pranohen edhe 2 % e kandidatëve nga Shqipëria dhe Maqedonia, për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç.

Shpallja e rezultateve të provimit pranues do të bëhet, më së voni, deri më 22.07.2019 në fakultetet përkatëse si dhe në ueb-faqen e universitetit.

Gjithashtu, është paraparë edhe periudha e ankimit, kandidatët që refuzohen mund t’i paraqesin ankesë Komisionit për ankesa, brenda 48 orëve pas shpalljes së rezultateve. Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat