Universiteti i Gjilanit fiton projekt milionësh nga Komisioni Evropian - Bota Sot
Universiteti i Gjilanit fiton projekt milionësh nga Komisioni Evropian

Gjilani

Universiteti i Gjilanit fiton projekt milionësh nga Komisioni Evropian

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 17:21
Foto ilustrim

Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka” ka përfituar nga Komisioni Evropian një projekt në kuadër të programit ERASMUS + që kap shifrën e rreth 1 milion euro.

Këtë e ka bërë të ditur zyra për media e Universitetit të Gjilanit, duke shpjeguar se projekti i fituar ka të bëjë me ndërkombëtarizimin e universiteteve dhe ngritjen e kapaciteteve për projekte ndërkombëtare.

“Ky projekt do të jetë një mundësi e mirë për partnerët nga Kosova dhe regjioni që të rrisin kapacitetet e tyre në ndërkombëtarizim dhe në shkrim të projekteve ndërkombëtare, gjithmonë të ndihmuar nga partnerët Evropianë, si Universiteti i Nicës, Universiteti i Lubljanës, Universiteti Teknik i Sofjes dhe Universiteti i Perugias”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar studentë, stafi akademik dhe administrativ nga Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës

Ju njoftojmë se sapo morëm njoftimin zyrtar nga EACEA (Agjensia Ekzekutive e Komisionit Evropian), se kemi fituar projektin milionësh në programin ERASMUS + Cooperation for Innovation and the exchange of good Practices, në thirrjen e fundit Capacity Building in Higher Education – Joint Projects, me titull: QUADIC – Quality development of international cooperation and project management.

Projekti QUADIC ka të bëjë me ndërkombtarizimin e universiteteve si dhe ngritjen e kapaciteteve për projektet ndërkombëtare, aplikuar si koordinator nga Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan në thirrjen e fundit të programit Erasmus +, duke u pranuar si i suksesshëm dhe do të financohet nga Komisioni Evropian në vlerë prej 991.381 Euro.

Universiteti “Kadri Zeka” është koordinator i projektit dhe ka gjithsejtë 18 partner vendor, regjional dhe ndërkombëtar, që dëshmon edhe një herë se kapacitetet e UKZ-së janë të jashtëzakonshme marrë parasysh numrin e personelit që ka, duke argumentuar gjithnjë e më shumë se ndërkombëtarizimi dhe zhvillimi i projekteve janë fushat në të cilat jo vetëm UKZ por të gjitha universitetet e Kosovës duhet të punojnë dhe të orientohen për të arritur në standardet që kanë universitetet nga Unioni Evropian dhe në këtë mënyrë duke rritur edhe cilësinë në studime.

Ky projekt do të jetë një mundësi e mirë për partnerët nga Kosova dhe regjioni që të rrisin kapacitetet e tyre në ndërkombëtarizim dhe në shkrim të projekteve ndërkombëtare, gjithmonë të ndihmuar nga partnerët Evropianë, si Universiteti i Nicës, Universiteti i Lubljanës, Universiteti Teknik i Sofjes dhe Universiteti i Perugias.

UKZ-ja viteve të kaluara është fokusuar në zhvillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ndërtimit të partneriteteve në programe dhe projekte ndërkombëtare.

UKZ si Universitet Publik, vazhdon të mbetet lider për bashkëpunim ndërkombëtar dhe zhvillim të projekteve në Kosovë.

Universiteti “Kadri Zeka” mbetet i përkushtuar në zhvillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe pjesmarrjes në projekte, duke kontribuar në rritjen e cilësisë dhe zhvillimit akademik të stafit akademik, administrativë dhe studentëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...