Arrestohen 6 persona për organizim të skemave piramidale në Gjilan

Gjilani

Arrestohen 6 persona për organizim të skemave piramidale në Gjilan

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 11:23
Foto ilustrim

Policia në Gjilan ka arrestuar gjashtë të dyshuar, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale organizim i skemave piramidale.

Gjatë kontrollit në dy lokacione janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale , kompjuter, laptop, TV dhe para kesh.

 Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje . Rasti është duke u hetuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat