Haziri nderon me mirënjohje Don Dominik Qerimin për kultivimin e dialogut ndërfetar - Bota Sot
Haziri nderon me mirënjohje Don Dominik Qerimin për kultivimin e dialogut ndërfetar

Gjilani

Haziri nderon me mirënjohje Don Dominik Qerimin për kultivimin e dialogut ndërfetar

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 15:49
Haziri nderon me mirënjohje Don Dominik Qerimin për kultivimin e dialogut ndërfetar

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar drejtorin e shkollës “Don Bosko”, Don Dominik Qerimi, me rastin e përfundimit të misionit në këtë institucion.

Me këtë rast, kryetari Haziri e ka nderuar me mirënjohje Qerimin për kontributin në udhëheqjen e këtij institucioni, sikurse edhe për bashkëpunimin në kuadër të dialogut ndërfetar në Gjilan.

“Don Dominiku është shembulli i njeriut që suksesin e bartë në institucion dhe komunitet të Gjilanit, duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në “Don Bosko”, por edhe në komunën e Gjilanit. E falënderoj dhe i uroj suksese edhe në të ardhmen”, ka thënë kryetari Haziri.

Drejtori i shkollës “Don Bosko”, Don Dominik Qerimi, e ka falënderuar kryetarin Haziri për mirënjohjen dhe bashkëpunimin e jashtëzakonshëm në disa fusha në të mirë të gjilanasve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...