Bastiset lokali dhe arrestohet një person për bixhoz të paligjshëm

Gjilani

Bastiset lokali dhe arrestohet një person për bixhoz të paligjshëm

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 23:24
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan sot ka pranuar informacione se në një lokacion është duke u zhvilluar veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit.

Pas pranimit të këtyre informacioneve menjëherë është njoftuar Prokuroria Themelore e Gjilanit ku pas marrjes së urdhrit verbal nga prokurori i shtetit, nën asistimin e Njësisë së Reagimit të Shpejtë është bastisur një lokal në të cilin janë hasur disa persona duke luajtur në lokal, ku në mesin e këtyre personave është hasur edhe i dyshuari pronari i lokalit.

Në lokacionin e bastisur janë gjetur 21shtëpiza kompjuterike, 26 monitorë, 5 monitorë-tabela të bingos dhe një sferë e topave bingo.

Të gjitha këto pajisje janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës, ndërsa Policia e Kosovës ka bërë konfiskimin e mjeteve financiare në vlerë të përgjithshme prej 144 euro.

Pas bastisjes, për intervistim janë shoqëruar 4 persona të cilët kanë deklaruar se në këtë lokal kanë luajtur lojëra të fatit.

Për intervistim po ashtu është shoqëruar edhe pronari i lokalit ku me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat