Policia arreston pronarin e lokalit në Gjilan ku u helmuan 22 persona

Gjilani

Policia arreston pronarin e lokalit në Gjilan ku u helmuan 22 persona

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 09:38
Ilustrim

Policia e ka arrestuar pronarin e një lokali në Gjilan ku u helmuan 22 persona.

Ai është arrestuar nën dyshimin se në lokalin e tij, si pasojë e konsumimit të ushqimit, janë helmuar 22 persona.

Rasti është paraqitur në polici prej njërit nga viktimat.

Të gjithë të helmuarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat