Konfiskohen 421 paketime të barnave pa banderola në Gjilan

Gjilani

Konfiskohen 421 paketime të barnave pa banderola në Gjilan

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 08:49
Konfiskohen 421 paketime të barnave pa banderola në Gjilan

Policia e Kosovës në tri barantore në Gjilan ka bërë kontrolle duke identifikuar dhe konfiskuar produkte të dëmshme mjekësore.

Rasti i parë në rrugën ‘Mic Sokoli në Gjakovë’, ku njësia policore dhe inspektorët farmaceutik kanë bërë kontrollimin e barnatores së të dyshuarit mashkull K-Shqiptar.

 Gjatë kontrollimit janë gjetur dhe konfiskuar 67 paketime të llojeve të ndryshme të cilat kanë qenë pa banderola dhe nuk i dihet prejardhja e produkteve.

 Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rasti i dytë në rrugën ‘Anton Çeta’, ku, njësia policore dhe inspektorët farmaceutik kanë bërë kontrollimin e barnatores e të dyshuarës femer.

Gjatë kontrollimit janë gjetur dhe konfiskuar 244 paketime të llojeve të ndryshme të cilat kanë qenë pa banderola.

 Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ndërsa, rasti i tretë ku është bërë kontroll është barnatora e të dyshuarit në rrugën ‘Konferenca e Bujanit’.

Gjatë kontrollimit janë gjetur dhe konfiskuar 110 paketime të llojeve të ndryshme të cilat kanë qenë pa banderola dhe nuk i dihet prejardhja e produkteve.

“Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat