Hasani: Gjilanasit kanë vendosur të jenë ushtarë të Ramush Haradinajt - Bota Sot
Hasani: Gjilanasit kanë vendosur të jenë ushtarë të Ramush Haradinajt

Gjilani

Hasani: Gjilanasit kanë vendosur të jenë ushtarë të Ramush Haradinajt

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 19:32
Foto

I nominuari për kryeministër të Kosovës nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj të dielën pasdite ka qëndruar në Gjilan ku është takuar me qytetarë dhe strukturat e koalicionit. 

Nga ky tubim, kandidati për deputet i këtij koalicioni Bajram Hasani i ka dërguar një porosi kryetarit të kësaj komune Lutfi Hazirit, i cili shpesh thotë se Gjilani janë ushtarë të Ibrahim Rugovës.

Hasani ka thënë se qytetarët e Gjilanit kanë vendosur të jenë ushtarë të Ramush Haradinajt.

Hasani ka thënë se koalicioni AAK-PSD është koalicion i fitores.

“ Çdo ditë kur i takojmë qytetarët, të moshuar, burra e gra e  i thonë faleminderit Ramush Haradinajt. Ata thonë Ramush Haradinaj faleminderit që na e krijove ushtrinë, statutin e Trepçës, faleminderit që i vendose taksë Serbisë. Por dy herë i thonë faleminderit që nuk lejoi cenimin e territorit të Kosovës. Na mbetet që me 6 tetor, tu themi po këtyre vendime. Ky koalicion ka programin më të mirë dhe më të qartë se partitë e tjera”. ka thënë Hasani.

Ai ka folur edhe për programin ekonomik të këtij koalicioni si rritja e pagës minimale deri në 350, rritjen ekonomike 6 për qind, uljen e taksave për bizneset.

Hasani para qytetarëve ka treguar edhe si i kanë marrë masat mbrojtëse sa ka qenë ministër i Tregtisë.

“Me këto vendime. Qytetarët i nderuar kryeministër të janë shumë falënderues për këto vendime”, ka thënë Hasani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat