LDK e Gjilanit gati për fushatë zgjedhore

Gjilani

LDK e Gjilanit gati për fushatë zgjedhore

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 19:37
LDK e Gjilanit

Dega e Gjilanit i ka bërë të gjitha përgatitjet për fillim të mbarë të fushatës zgjedhore.

Kështu u tha në takimin e sotëm me kryetarët e nënshtabeve, nën udhëheqjen e kryetarit të Shtabit Zgjedhor të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Arben Mehmeti.  

Mehmeti tha se pas mobilizimit të madh të strukturave brenda një muaji, LDK e Gjilanit do të mbështesë fuqishëm kandidaten për kryeministre, Vjosa Osmani dhe kandidatët për deputetë, për të triumfuar në mënyrë plebishitare më 6 tetor.

LDK e Gjilanit do të bëjë fushatë moderne në përputhje me ligjet në fuqi, pa e shkelur në asnjë moment kodin zgjedhor, thuhet në komunikatë.

Përndryshe, Dega e LDK-së në Gjilan e hap fushatën pesë minuta pas mesnatës, ndërkaq të mërkurën në ora 16:00, në teatrin e qytetit, do të mbahet tubimi madhështor me strukturat e partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat