Mehmeti: LDK e Gjilanit do ta dyfishojë votën me mbështetjen edhe përtej partiake

Gjilani

Mehmeti: LDK e Gjilanit do ta dyfishojë votën me mbështetjen edhe përtej partiake

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 07:15
LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan, menjëherë pas mesnate, ka hapur fushatën elektorale, duke prezantuar pesë kandidatët për deputetë: Lirije Kajtazi, Fatmir Rexhepi, Valentina Bunjaku Rexhepi, Imet Rrahmani dhe Faton Bislimi.

Kryetari i Shtabit Zgjedhor, Arben Mehmeti, ka uruar simpatizantët për fillimin e fushatës, duke besuar se LDK, në krye me kryeministren Vjosa Osmani dhe kandidatët për deputetë, do të triumfojnë në mënyrë madhështore.

Mehmeti ka deklaruar se LDK e Gjilanit do ta dyfishojë votën me mbështetje edhe përtej partiake, krahasuar me zgjedhjet e fundit, duke shtuar se fakti më i mirë është mobilizimi i jashtëzakonshëm që ka ndodhur brenda një muaji.

“I falënderoj shumë strukturat e partisë, shtabin, nënshtabet, kryesinë, Forumin e Gruas dhe Forumin e Rinisë, për mobilizimin e jashtëzakonshëm. Është në nderin tonë që shtabit në nivel qendror dhe udhëheqjes së politikave të partisë po i prin Lutfi Haziri ynë, prandaj jam i bindur se do të dyfishohet vota e partisë, krahasuar me zgjedhjet e fundit. Urime kryeministres së ardhshme, zonjës Vjosa Osmani, urime deputetëve të ardhshëm, Lirije Kajtazi, Fatmir Rexhepi , Valentina Bunjaku Rexhepi, Imet Rrahmani dhe Faton Bislimi”, ka theksuar Mehmeti.

Kandidatët për deputetë nga Gjilani, të cilët kanë marrë pjesë në hapje, kanë falënderuar gjilanasit që çdo ditë po u japin mbështetje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat