Limaj në Gjilan: Ju vendosni për të ardhmen e fëmijës të fëmijës tuaj - Bota Sot
Limaj në Gjilan: Ju vendosni për të ardhmen e fëmijës të fëmijës tuaj

Gjilani

Limaj në Gjilan: Ju vendosni për të ardhmen e fëmijës të fëmijës tuaj

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 19:58
Limaj në Gjilan

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj gjatë pasdites së sotme ka takuar strukturat e partisë se tij në qytetin e Gjilanit, prej ku premtoi se kauza e këtij koalicioni do e qoi Kosovën përpara.

Limaj duke iu referuar sloganit "Bashkë për shtetin", tha se nuk shkohet përpara si shtet pa u bashkuar duke ofruar paketa mashtruese për qytetarët e Kosovës.

Pretendenti për kryeministër të Kosovës, Fatmir Limaj tha se do punojnë gjithmonë për të gjitha kategoritë e shoqërisë për të forcuar Kosovën. Sipas tij 6 tetori është mundësi e veçantë për Kosovën dhe vendimtare, ndoshta edhe për 100 vitet e ardhshme të Kosovës dhe kërkoi nga gjilanasit të jenë të kujdesshëm se kujt po ia japin votën.

Limaj: Jeni t’u vendos edhe për të ardhmen e fëmijës të fëmijës tuaj

"Shumë është e mundur që ky parlament që ka me u zgjedh më 6 tetor do të ngrisë dorën për marrëveshjen me Serbinë dhe ne të gjithë duhet të mendojmë se kujt duhet me ia dhënë besimin, si me e bë marrëveshjen me Serbinë. Kush duhet të ulet në tavolinë e të negociojë marrëveshjen më ta. Sot vota juaj nuk është thjeshtë me qu një rend. Ju nëna, e ju prindër, keni kujdes se jeni t’u vendos edhe për të ardhmen e fëmijës të fëmijës tuaj", tha ai.

Teksa ka premtuar përkrahje për punëtorët, rininë, gruan, Limaj ka kritikuar qeveritë e deritanishme në Gjilan, se nuk kanë siguruar ujë të pijes dhe stadium për gjilanasit.

Limaj: Dy gjëra që janë më të rëndësishme

"Dy gjëra që janë më të rëndësishme s’i kanë bërë, krejt i kisha lënë punët e dy gjëra s’e kisha lënë pa ua dhënë, ujin e pijes dhe stadiumin. Me i pas dy ekipe që krenohet jo vetëm Kosova, por Shqiptaria, e mos me pas një stadium modern, bash marre", tha ai.

Kryetari i degës së Nismës Socialdemokrate, Sevdail Robelli tha se deri më 6 tetor do kërkojnë votën e gjilanasve, për t’u bashkuar rreth programit, i cili sipas tij ia kthen nderin qytetarit të Gjilanit dhe këtë qytet e kthen në zonë regjionale.

Ai u shpreh se me ardhjen në qeveri të Nismës Socialdemokrate do zgjidhet problemi i ujit të pijshëm për qytetarët e Gjilanit.

Robelli: Së bashku me kryeministrin Limaj

"Së bashku me kryeministrin Limaj, qytetarëve të Gjilanit do ia kthejmë dinjitetin dhe Gjilani do jetë qendër rajonale. Dhe qeveria e ardhshme e udhëhequr nga Fatmir Limaj, do të kujdeset seriozisht për problemet e këtij qyteti. Do të fillojë me prioritet të merremi me problemin më të madh të këtij qyteti ujin e pijes, nuk do të qëndrojmë të lutemi derisa të ketë reshje atmosferike, por së bashku do i përvishemi seriozisht kësaj pune", tha ai.

Kandidatët për karrigen e deputetin të Nismës Socialdemokrate në legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës nga Gjilani janë: Sevdail Robelli, Valdete Bajrami dhe Milaim Kosumi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat