Kandidati i LDK-së: Universiteti i Gjilanit është projekt i LDK-së

Gjilani

Kandidati i LDK-së: Universiteti i Gjilanit është projekt i LDK-së

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 22:39
Imet Rrahmani

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës nga komuna e Gjilanit, Imet Rrahmani, ka thënë se krijimi i Universitetit të Gjilanit është projekt i LDK’së.

“Po më vjen mirë që edhe të tjerët po e pranojnë që Universiteti i Gjilanit është projekt i LDK’së” tha ai, por që ngjalli reagimin e kandidatit të AAK’së.

Rrahmani tutje shtoi se çështja e kampusit universitar do të zgjidhet.

“Dislokimi merr 5 vjet kohë, në bazë të informacioneve që i kemi” tha ai.

Tutje, ai hodhi edhe akuza ndaj Haradinajt dhe ministrave për bllokim të projektit.

“Kryeministri Haradinaj nënshkruan vendime ndërsa ministri nuk e gjen formën e zbatimit” tha ai duke shtuar se partia e tij do të insistojë për hapësira të përshtatshme.

Ndërsa sa i përket objektit të tanishëm, ai tha se do të lirohet ai objekt për shkollë të mesme.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat