Organizoi transportin e narkotikëve për Belgjikë, Gjykata i jep 30 ditë paraburgim

Gjilani

Organizoi transportin e narkotikëve për Belgjikë, Gjykata i jep 30 ditë paraburgim

Më: 29 tetor 2019 Në ora: 15:48
Gjykata Themelore në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit K. Sh..

Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 19.10.2019, i pandehuri me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të dobisë financiare, ka organizuar transportimin në mënyrë ilegale të dëmtuarit R. O., për në shtetin e Belgjikës, nga i cili më pas do të merrte shumën prej 3.500 Euro me të arritur në destinacionin e caktuar.

Pas veprimeve të zyrtarëve policorë, i pandehuri është arrestuar në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”.

Me këto veprime i pandehuridyshohet të ketëkryer veprën penale ‘kontrabandimi me migrantë” vepëre sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda,pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi për këtë vepër parashihet një dënim mjaft i lartë dhe masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin normal të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.​

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat