Haziri akuzohet në Gjilan se po e lë anash qytetin për t’u fuqizuar në Prishtinë - Bota Sot
Haziri akuzohet në Gjilan se po e lë anash qytetin për t’u fuqizuar në Prishtinë

Gjilani

Haziri akuzohet në Gjilan se po e lë anash qytetin për t’u fuqizuar në Prishtinë

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 16:31
Pamje nga vendi i ngjarjes

Nën organizimin e “Lëvizjes Qytetare Vatra” në bashkëpunim edhe me shoqërinë civile në Gjilan është mbajtur një protestë simbolike, përmes të cilës janë shprehur pakënaqësitë lidhur me faktin që kreu i kësaj komune, Lutfi Haziri, e ka lënë pas dore qytetin duke u marrë me punë të partisë në Prishtinë.  

“Në këtë protestë u shfaq pakënaqësia në lidhje me mos punën e kryetarit Haziri, apo më saktë në lidhje neglizhencën që ky i fundit po ia bënë Gjilanit, duke u marrë vazhdimisht me punët Prishtinës e duke e harruar Gjilanin krejt”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate.

Durim Kadriu nga “LQV”, Avni Rudaku nga shoqëria civile si dhe Sokol Haziri, aktivisti politik dhe ish drejtor i shërbimeve publike në Gjilan, e kanë kritikuar kreun e Gjilanit, Lutfi Haziri për këtë neglizhencë që po ia bënë Gjilanit duke i kërkuar atij që Gjilanin të mos ta përdor vetëm për t’u fuqizuar në Prishtinë, por të merret me punët për të cilat është zgjedhur kryetar.

Gjithashtu është kritikuar edhe për situatën e krijuar me ujin e pijes në Gjilan.

“E kritikuam gjithashtu edhe për mos marrjen e masave të duhura në lidhje me mungesën e ujit. Për fund organizatorët kërkuan që edhe qytetarët e Gjilanit të jenë më aktiv në kërkimin e përgjegjësive ndaj udhëheqësve të tyre”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat