Këshilli Drejtues ka zgjedhur dy Prorektorë të Universitetit “Kadri Zeka”

Gjilani

Këshilli Drejtues ka zgjedhur dy Prorektorë të Universitetit “Kadri Zeka”

Nga: Bota Sot Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 18:10
Pamje nga takimi

Këshilli Drejtues i Universitetit “Kadri Zeka”, në mbledhjen e mbajtur më 14.11.2019 në Gjilan, në bazë të propozimit të Rektorit Porf. Asoc. Dr. Bajram Kosumi dhe pas konsultimit me Senatin, zgjodhi Prof. Asoc. Dr. Xhevdet Thaqi, Prorektor  për Mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve dhe Prof. Ass. Dr. Dukagjin Leka Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar.

Xhevdet Thaqi,  në cilësinë e Prorektorit për Mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve, mbulon aspektet e mësimit dhe çështjeve studentore.

Xhevdet Thaqi është Doktor i Shkencave të Didaktikës së Matematikës, Profesor i Asocuar në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan.

Xhevdet Thaqi  ka qenë Prorektor për marrëdhënie me jashtë dhe cilës (u.d.),  Prorektor për mësim, shkencë dhe çështje të studentëve (u.d.), Dekan i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike,  ndërsa tash së fundi ka ushtruar detyrën e Dekanit tw Fakultetit të Shkencave Aplikative.

Kurse, Dukagjin Leka  në cilësinë e Prorektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, mbulon aspektet  e bashkëpunimit ndërkombëtar institucional, realizon projekte   bashkëpunuese  ndërkombëtare e posaçërisht ato me programet e Komisionit Evropian që kanë për qëllim kyçjen dhe  shtytjen përpara  të Universitetit “Kadri Zeka”  në Universitetet Evropiane në vazhdimësi.

Dukagjin Leka është Doktor i Shkencave Juridike Ndërkombëtare, Profesor në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, derisa që nga muaji shkurt i vitit 2016 ka qenë po ashtu Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat