Ky është premtimi i Lutfi Hazirit për familjen Abazi

Gjilani

Ky është premtimi i Lutfi Hazirit për familjen Abazi

Nga: A.M. Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 10:50
Isa e Shemsedin Abazi

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka premtuar se Komuna e Gjilanit do t`i qëndroj pranë familjes Abazi me të gjitha kapacitetet e tyre.

Ai përmes një postimi ka “Isa e Shemsedini, mes Durrësit e Gjilanit kanë punuar dhe e kanë mbajtur familjen”.

Postimi i plotë:

Solidariteti ynë me familjen Abazi, dëshmon se në ditët e vështira ne i gjindemi njëri-tjetrit. Isa e Shemsedini, mes Durrësit e Gjilanit kanë punuar dhe e kanë mbajtur familjen. Do t’i qëndrojmë pranë familjes Abazi me të gjitha kapacitetet tona. Lutem që pasardhësit dhe e tërë familja Abazi të bëhen të fortë. Shpirti i tyre bëftë dritë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat