Parkingu i Komunës së Gjilanit në gjendje të mjerueshme

Gjilani

Parkingu i Komunës së Gjilanit në gjendje të mjerueshme

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 16:37
Foto ilustruese

Mungesa e parkingjeve publike në vendin tonë detyron qytetarët që veturat e tyre t’i lënë në parkingje private, gjë e cila po i kushton buxhetit të tyre pasi parkimi i veturës në këto parkingje kushton varësisht se sa orë qëndron vetura aty.

Më të pakënaqurit nga kjo gjendje janë qytetarët të cilët detyrohen që veturat e tyre t’i lënë në këto parkingje.

Mirëpo, përveç që ka mungesë të parkingjeve publike, edhe ato që ekzistojnë nuk janë në gjendje të mirë.

Në Komunën e Gjilanit, njëri nga parkingjet që ndodhet në qendër të kësaj komune është në gjendje të mjerueshme.

Indeksonline ju sjelle disa pamje nga ky parking ku pothuajse parkimi i veturave është i pamundur.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat