Në Gjilan mbahet konferenca informuese për zhvillimin e sektorit privat

Gjilani

Në Gjilan mbahet konferenca informuese për zhvillimin e sektorit privat

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 15:03
Në Gjilan mbahet konferenca informuese për zhvillimin e sektorit privat

Në Gjilan është organizuar konferenca informuese për zhvillimin e sektorit privat në këtë komunë, që është bashkorganizim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencinë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA).

Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik në Gjilan, Valbona Tahiri, theksoi se në këtë tryezë janë paraqitur dhe diskutuar sfidat e sektorit privat si dhe shërbimet dhe programet zhvillimore që ofrohen nga Qeveria në nivel kombëtar dhe lokal.

“Ishte një takim i frytshëm, ku kishim një numër të madh biznesesh prezentë. Kjo ngjarje  në kuadër të  “Ditët e Biznesit të Vogël 2019” ka për qëllim të zhvillojë dialogun publiko- privat, i cili së bashku me fuqizimin e ndërmarrësisë, është më se i domosdoshëm për një zhvillim të qëndrueshëm të sektorit privat, respektivisht zhvillimit ekonomik”, tha Tahiri.

Tahiri tha se është shumë e rëndësishme që ta kemi zërin e bizneseve lidhur me zonat e reja turistike, sikurse edhe në promovimin e infrastrukturës së bizneseve.

“Në tryezë diskutuam edhe për planifikimet që i ka Komuna dhe DZHE lidhur me aktivitetet të cilat planifikojmë t’i mbajmë gjatë vitit 2020 dhe planifikimin për Planin Zhvillimor Komunal”, tha ajo.

Ndryshe, gjatë vitit 2018, Komuna e Gjilanit ka organizuar katër aktivitete të përbashkëta me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, dy konferenca informuese me biznese, panairin me gratë artizane, sikurse që janë identifikuar edhe potencialet e turizmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat