Haziri: Askush më mirë se gjilanasit nuk e bashkëndjejnë dhembjen me Shqipërinë

Gjilani

Haziri: Askush më mirë se gjilanasit nuk e bashkëndjejnë dhembjen me Shqipërinë

Nga: A.M. Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 15:23
Pamje nga vizita

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri e ka vlerësuar kujdesin e presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta për familjen Abazi të cilët humbën dy familjarët e tyre në tërmetin e 26 tetorit.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “askush më mirë se gjilanasit nuk e bashkëndjejnë dhembjen më vëllezërit tanë në Shqipëri sepse ne e kemi kaluar një tërmet me pasoja fatale dhe me dëme materiale në vitin 2002”.

Postimi i plotë:

Kujdesi nga Presidenti Meta për familjen Abazi dhe për qytetin tonë, tregon përkushktimin e madh të tij. Shpreh falënderim të madh për vizitën e sotme. Askush më mirë se gjilanasit nuk e bashkëndjejnë dhembjen më vëllezërit tanë në Shqipëri sepse ne e kemi kaluar një tërmet me pasoja fatale dhe me dëme materiale në vitin 2002. Jemi bashkë në përballimin e kësaj situate.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat