Varroset sot Lulzim Spahiu që u vra nga polici i Kosovës në Gjilan

Gjilani

Varroset sot Lulzim Spahiu që u vra nga polici i Kosovës në Gjilan

Më: 30 dhjetor 2019 Në ora: 08:26
Foto ilustrim

Lulzim Spahiu që u vra mëngjesin e së dielës me armë zjarri nga pjesëtari i Policisë së Kosovës, Vllaznim Avdiu, do të varroset sot.

Ai u vra me një plumb në kokë në sytë e djalit rreth 20-vjeçar, zyrtari policor Vllaznim Hamdiu dyshohet se e vrau Lulzim Spahiun mëngjesin e sotëm në rrugën ‘NATO 99’, të Gjilanit. E gjitha ngjarja sipas familjes së viktimës besohet se ka ndodhur pas një aksidenti trafiku të shkaktuar paraprakisht nga i ndjeri.

Si ndodhi e tërë ngjarja

Bashkë me djalin  rreth të 20’tave, Lulzim Spahiu, nga fshati Muçivërc i Komunës së Kamenicës ishin zgjuar sot herët në mëngjes. Misioni i tyre kishte qenë që të arrijnë para orës 07:00 të mëngjesit për në Novobërd.  Me kamionin pas të cilin i kishin ngarkuar disa gjedhe kishin marrë rrugë për në këtë qytezë. Qëllimi ishte që t’i shisnin lopët në kohën e festave kur kosovarët i blejnë më së shumti ato.

Por rruga deri atje, doli të jetë tragjike për Lulzimin.

Gjatë rrugës, saktësisht në rrugën ‘NATO 99’, të Gjilanit, Spahiu me kamionin e tij u aksidentua me një veturë private. Në të kishte qenë pjesëtari i policisë së Kosovës Vllaznim Hamdiu, i cili punon ne Njësinë për Mbrojtje të Afërt bashkë me një grua dhe një burrë tjetër.

Gazeta Express, për këtë rast ka biseduar me vëllain e Lulzim Spahiut, Blerimin.

 Ai ka treguar rreth asaj se çka i ka thënë nipi i tij (djali i të ndjerit), i cili kishte qenë bashkë me babanë në momentin tragjik.

 “….nipi prapë më thirri pas disa minutave. O axhë, ai ka armë po vjen që të na vras”, më tha. Unë menjëherë i thash djalit ik nga aty. Ai (i dyshuari), ka shku edhe e ka gjuajte me armë vëllain i cili ka qenë në karrigen e shoferit ulur”, ka rrëfyer për Express vëllai i së ndjerit.

Blerim Spahiu ka treguar se nipin e tij e kishte udhëzuar të ikte nga vendi i ngjarjes.

E gjithë ngjarja sipas familjes e hetuesisë besohet se ka ndodhur sot rreth orës 05:00 të mëngjesit.

Vëllai i viktimës, Lulzimit tutje për Express, tregon se sot vëllai ishte bërë gati për t’u nisur në treg për t’i shitur gjedhet.

 “Sot në mëngjes i ngarkuam gjedhet në kamion. U nisëm për në Novobërd, aty ku kishim planifikuar që t’i shisnim gjedhet. Nuk e di shumë se si ka ndodhur rasti. Nipi sot në telefon menjëherë pas aksidentit më thirri e më tha se e kanë goditë një veturë. Iu thash merruni vesh me të rreth dëmeve”, rrëfen për rastin vëllai i të ndjerit.

Sipas rrëfimit të familjarëve të Lulzimit, pas aksidentit, i ndjeri kishte tentuar që të merrej vesh me të dyshuarin për vrasjen, policin Vllaznimin rreth aksidentit si dhe pagesën për dënimin që ishte bërë.

Por situata kishte ndërruar pak minuta pas aksidentit.

Sipas familjarëve të së ndjerit, polici Vllaznimi, me armë kishte dalë nga vetura e tij duke iu mësyrë kamionit të Lulzimit, ku ky i fundit gjendej me djalin e tij rreth 20-vjeçar.

Në momentin kur djali i së ndjerit e ka parë zyrtarin policor me armë në dorë, ai e kishte thirre ne telefon axhën e tij, duke i thënë se ai ka armë dhe po shkon në drejtim të tyre.

Për të gjithë versionin e familjes, Express ka tentuar që të marrë edhe deklaratë nga policia,. Prokuroria e nga Inspektoriati Policor i Kosovës.

Por të gjithë këta janë përgjigjur se rasti është ende nën hetime dhe se qartë ende nuk dihet motivi i kësaj ngjarjeje.

Por megjithëkëtë në komunikatat e këtyre institucioneve vihet në pah se zyrtari policor Vllaznim Hamiti e ka vrarë Lulzim Spahiun.

Sipas  IPK’së, bazuar në hetimet preliminare dyshohet se personi i dyshuar  V. H. pjesëtar i Policisë së Kosovës, jashtë detyrës zyrtare, ka shtënë me armë  zjarri në drejtim të viktimës L.S. por nuk specifikohet nëse arma me të cilën është kryer vrasja ka qenë arma që e ka përdorur gjatë detyrës zyrtare i dyshuari.

Ndërkohë Express, ka provuar që marrë edhe një përgjigje nga ana e Prokurorisë për këtë rast. Mirëpo ata nuk kanë dashur që t’ë japin detaje me arsyetim se rasti është nën hetime. Ndërkohë Vllaznim Hamdiu, punon si zyrtar policor, saktësisht në Njësinë për Mbrojtje të Afërt.

Si pjesë e procedurës hetimore IPK ka konfiskuar një armë GLOCK 9×19 që dyshohet se është përdorur nga i dyshuari në këtë rast dhe një karikator.

Në veturën e të dyshuarit (zyrtarit policor) janë gjetur dhe konfiskuar edhe dy revole të llojit Bereta.

Hetuesit e IPK-së në bashkëpunim me njësitin rajonal të hetimeve kanë zbatuar edhe një urdhëresë për bastisje në fshatin Malishevë të Gjilanit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit.

Ndërkohë Për të njëjtin Prokuroria Themelore e Gjilanit ka kërkuar 30 ditë paraburgim për policin e arrestuar, ndërkaq trupi i pajetë i qytetarit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat